Bota

Macron: Lufta kundër terrorizmit islamik duhet të jetë prioriteti i diplomacisë franceze

Presidenti Emmanuel Macron theksoi sot se lufta kundër terrorizmit islamik duhet të jetë prioriteti i parë i diplomacisë franceze. Në një fjalim para Konferencës së Ambasadorëve në Paris, Macron tha se siguria e qytetarëve është arsyeja e të ekzistuarit e diplomacisë së tyre”. Prej sulmeve të janarit 2015 në Paris, në të gjithë Francën forcave të policisë iu janë shtuar trupa ushtarake për të parandaluar atentate të tjera.