Politikë

Macron uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Vendi juaj është në BE, mbyllja e negociatave deri në 2027 është realitet!

Presidenti francez Emmanuel Macron është pritur mëngjesin e kësaj të shtune në kryeministri nga Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij zyrtare që po mban në vendin tonë. Kjo është vizita e dytë zyrtare e presidentit francez në pak kohë, por e para e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Brigitte.

Macron shoqërohej nga ambasadorja franceze Catherine Suard teksa mbërriti në kryeministri.

Presidenti francez Emmanuel Macron, thotë se vendi i Shqipërisë është në BE.

Kemi dëshirë të shkojmë dhe më larg, është vendi i Shqipërisë në BE që është i rëndësishëm. Dua të rishpreh bindjen e plotë që kam, për bashkimin e kontinentit europian për ti bërë ballë sfidave të përbashkëta, Shqipëria ka treguar shumë, ka bërë avancime shumë të mëdha. Udha e Shqipërisë është e qartë drejt BE. Franca do jesh krah jush për t’iu shoqëruar në këto reforma, në mënyrë që meritat tuaj të njihen nga të gjithë dhe që axhenda të mbahet, ju do mban axhendat tuaj dhe ne do mbaj tonën, 2027 nuk është një perspektivë, por një realitet. Fal për mikpritjen dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve tona.

Presidenti francez Emmaneul Macron, gjithashtu, uroi kryeministrin Edi Rama për fitoren.

Ju falënderoj për besimin që morët në zgjedhje, rizgjedhja juaj është shumë e rëndësishme jo vetëm për ju por për të gjithë ne. Është ky mandat që do të na lejojë të vazhdojmë këto axhenda kaq ambicioze, të dëshiruar kaq shumë nga vendi prej shumë vitesh, tha Macron.