Në rrjetet sociale po qarkullon një peticion për dorëheqjen e Presidentit Maqedon. Gjorgje Ivanov akuzohet se punon kundër shtetit, për bllokimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO e BE, si dhe për nxitje të gjuhës së urrejtjes ndaj qytetarëve. Vetëm tre ditë më parë, në praninë e Presidentit Ivanov, të pranishmit gjatë një ceremonie në Krushevë, thërrisnin: “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”.