Me mbi 220 milionë albume të shitura në mbarë botën dhe 19 hite numër një në “Billboard Hot 100”, Mariah Carey konsiderohet si një nga zërat dhe ikonat më të mëdha të muzikës pop. Megjithatë, raporti i saj me çmimet Grammy ka qenë gjithmonë i tensionuar.
Nga 34 nominime në karrierë, këngëtarja ka arritur të fitojë vetëm pesë herë, një shpërpjesëtim që ajo e cilëson si “të qëllimshëm”.
Në deklaratat e fundit, Carey nuk i ka kursyer kritikat:
Grammy-t janë të mbivlerësuara
-tha ajo, ndërsa në vitin 2023 shtoi se:
Akademia luajti me mua
Për këngëtaren, suksesi i jashtëzakonshëm komercial dhe ndikimi kulturor i saj nuk janë pasqyruar siç duhet në këtë skenë çmimesh.
Edhe pse në vitin 2024 u nderua me një çmim special, Carey e priti me ironi:
A është ky një Grammy i vërtetë? Nuk kam parë një të tillë prej kohësh.
Megjithatë, pavarësisht mungesës së vlerësimit të plotë nga Akademia, publiku dhe industria muzikore nuk kanë reshtur së e shpërblyeri.
Me dhjetëra çmime të tjera ndërkombëtare dhe një repertor të pasur, që përfshin edhe një nga këngët më të suksesshme të të gjitha kohërave, “All I Want for Christmas Is You”, trashëgimia e Carey mbetet e pakontestueshme – me apo pa Grammy.