Showbiz Tech

Mark Zuckerberg paralajmëron ardhjen e superinteligjencës personale?

Themeluesi i Facebook dhe drejtuesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, ka njoftuar se zhvillimi i superinteligjencës është tashmë një mundësi reale në të ardhmen e afërt.

Në një deklaratë të fundit, ai theksoi se kompania po punon intensivisht për të krijuar superinteligjencë personale që do t’u shërbejë të gjithë individëve.

Jemi duke ndërtuar superinteligjencë personale për të gjithë

-u shpreh Zuckerberg, duke nënvizuar se kjo teknologji do të transformojë mënyrën se si njerëzit ndërveprojnë me botën digjitale dhe mjetet e përditshme të punës.

Sipas tij, kjo iniciativë pritet të hapë një epokë të re për inteligjencën artificiale, duke ofruar mjete më të avancuara për përmirësimin e jetës dhe efikasitetit të përditshëm.