Situata mes Mateos dhe Brikenës në “Big Brother VIP” duket se është në një pikë të ndërlikuar. Mateo vazhdon të përpiqet të kalojë kohë me Brikenën, por ajo duket e ftohtë dhe vazhdimisht e shmang.
Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e programit, Mateo e fton Brikenën për kafe, por fillimisht ajo i thotë:
Nesër flasim
-pa e marrë seriozisht kërkesën e tij.
Më pas, edhe kur Mateo propozon të ulen diku në qetësi, ajo sugjeron “Hajde te krevati” dhe më vonë largohet, duke e lënë të vetëm.
Mateo shprehet se nuk dëshiron të qëndrojë para syve të të gjithëve, por kërkon të kalojë momente vetëm me të.
Përpjekjet e tij për të krijuar një lidhje më të ngushtë duket se përplasën me qëndrimin indiferent të Brikenës.
Në komentet e publikuara nën video, fansat e programit e përshkruajnë Mateo si shumë të duruar dhe disa shprehin keqardhje për mënyrën se si Brikena e trajton, duke bërë që raporti i tyre të duket akoma më i tensionuar.