Gossip

Mateo sqaron ndarjen nga Brikena! “Njerëz të tjerë ndërhynë në raportin tonë”

Banori i Big Brother VIP Albania 5, Mateo Borri, ka folur për herë të fundit rreth ndarjes së tij nga Brikena Selmani, duke dhënë versionin e tij për situatën.

Në një bisedë me Selin Bollatin, Mateo shpjegoi se ishte i prekur nga nominimi i modeles dhe se nuk e kishte pritur këtë veprim. Ai theksoi se marrëdhënia e tyre u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së jashtme:

Ne jemi ndarë sepse kanë ndërhyrë njerëz të tjerë nga ana e saj. Ia kam lënë asaj të shprehet vetë, unë nuk po ndërhyj

-tha Mateo.

Ai shtoi se nuk kishte munguar ndjenja nga ana e tij dhe se nuk e sheh Brikenën thjesht si të gjitha vajzat e tjera në shtëpi:

Nuk kam thënë që nuk kam pëlqim. Madje nuk e shoh dot si të gjithë gocat e tjera. Kam pasur një kontakt, por situata u ndërlikua për arsye të jashtme.

Nga ana tjetër, Brikena Selmani dha një version të ndryshëm, duke e minimizuar raportin: ajo tha se është takuar vetëm një herë me Mateon dhe se nuk ka pasur asgjë më shumë.

Situata duket se ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme, duke rritur kureshtjen e fansave për marrëdhëniet brenda shtëpisë më të famshme të Shqipërisë.