Aktualitet Politikë

Mbështetësit në protestë për Ballukun, Agron Shehaj tenton të hyjë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve!

Ndërsa Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur për të vendosur mbi kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut, para Kryesisë së Kuvendit janë mbledhur protestues. Në tubimin e organizuar nga kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj, pjesëmarrësit mbajnë pankarta me mbishkrime si: “Pa drejtësi, s’ka BE” apo “Sot Balluku, nesër Rama”.

Shehaj ka tentuar të hyjë në ambientin ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, por nuk u lejua nga Garda. Siç u bë e ditur, kjo mbledhje zhvillohet me dyer të mbyllura, në prezencë të anëtarëve të Këshillit dhe prokurorëve të çështjes, për shkak të sekretit hetimor e ndjeshmërisë që ka dosja.