Aktualitet

Me 77 vota pro, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës, Avokati i Popullit zgjidhet sot!

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për heqjen nga Rendi i Ditës për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Me 77 vota kundër, 30 pro dhe një abstenim kërkesa është hedhur poshtë dhe emri i Avokatit të Popullit zgjidhet sot.

Më herët, opozita deklaroi se kishte tërhequr firmat për kandidatët dhe kërkoi anulimin e procesit.

6 janë kandidatët të cilët sot do të hidhen në votim në Kuvend, Endri Shabani, Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni, Aranita Braho, Skënder Haluci dhe Tartar Bazaj.