Gossip

“Më bllokoi në X…” Grimes shpërthen ndaj Elon Musk!

Grimes ka rikthyer vëmendjen publike mbi marrëdhënien e saj të ndërlikuar me Elon Musk, duke zbuluar se miliarderi e ka bllokuar në rrjetin social X, veprim që ajo e cilësoi si “qesharak” dhe të panevojshëm.

Këngëtarja kanadeze tha se situata ndodhi teksa të dy po përpiqen të menaxhojnë bashkë-prindërimin e tre fëmijëve të tyre, duke shtuar se nuk është e interesuar për drama publike.

Unë thjesht po jetoj jetën time. Ai më ndoqi dhe më bllokoi. Nuk kam asnjë interes ta ndjek më. Prioriteti im i vetëm janë fëmijët

-u shpreh Grimes.

Ajo zbuloi gjithashtu se fillimisht kishte menduar se thjesht kishte ndalur ndjekjen e Musk në platformë, por më pas kuptoi se në fakt ishte bllokuar prej tij.

Për Grimes, ky veprim ishte i panevojshëm dhe fëminor, sidomos në një periudhë ku fokus kryesor duhet të jetë mirëqenia e fëmijëve.

Marrëdhënia e saj me Elon Musk nisi në vitin 2018 dhe zgjati rreth katër vite, gjatë të cilave ata sollën në jetë tre fëmijë: X Æ A-Xii, Exa Dark Sideræl dhe Techno Mechanicus. Pas ndarjes, ish-çifti u përfshi në një betejë të ashpër ligjore për kujdestarinë në Teksas dhe Kaliforni.

Grimes ka deklaruar më herët se Musk e kishte penguar të shihte djalin e saj më të vogël, por konflikti u zgjidh verën e kaluar, kur palët ranë dakord për kujdestari të përbashkët 50/50.