Aktualitet

Me kokainë dhe kanabis te “Ish-parku i autobusëve”, në pranga i riu në Tiranë!

Policia e Tiranës vuri në pranga në 23-vjeçar, i cili shiste kokainë dhe kanabis në doza të vogla, në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një i ri shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi: A.M., 23 vjeç, banues në Tiranë, njofton policia.

Ai u kap në rrugën “Frosina Plaku”. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e policisë i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.