Duke filluar nga dita e sotme, 11 maji, ka nisur lehtësimi i masave sa i përket pandemisë së Covid-19 në vendin tonë.
Bashkë me lehtësimin janë hapur edhe biznese të tjera si parukeritë, dentistët dhe dyqanet në qendrat tregtare.
Megjithatë ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar një sërë rregullash që qytetarët duhet të ndjekin në mënyrë që të shmangin përhapjen e Koronavirusit.
“Me lehtësimin e masave shtrënguese, është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes maksimal për të ruajtur veten dhe të tjerët. Ja disa rregulla të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19” -shkruan ajo në postimin e saj në Facebook.