Gossip Showbiz

Me një pasuri që të lë pa frymë/Djali i Donald Trump po “pushton” tregun digjital të…

Mediat britanike raportojnë se djali 19-vjeçar i presidentit amerikan Donald Trump, Barron Trump, ka arritur një pasuri prej 150 milionë dollarë, kryesisht falë suksesit në kriptovaluta. Sipas “Daily Mail”, Barron është bërë një nga të rinjtë më me ndikim në tregun digjital të financave, pasi ka bashkëthemeluar kompaninë “World Liberty Financial” së bashku me babanë e tij dhe vëllezërit më të mëdhenj vitin e kaluar.

Thuhet se ai i ka mësuar vetë presidentit Trump konceptin e “wallet”-it digjital, ndërsa kompania e tyre njohu rritje të jashtëzakonshme pas rizgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së. Sipas burimeve, “World Liberty Financial” i ka shtuar mbi 1.5 miliardë dollarë pasurisë së familjes Trump dhe nga kjo shumë, Barron ka përfituar 10%, që përllogaritet në rreth 150 milionë dollarë. Ky sukses e vendos djalin më të vogël të presidentit amerikan në radhët e të rinjve më të pasur në Shtetet e Bashkuara, me një karrierë që sapo ka nisur në fushën e financave digjitale.

Ndërkaq, Barron ka tërhequr vëmendjen e mediave pasi sipas “Page Six” ai është parë duke shijuar një darkë romantike në Trump Tower. Burime pranë ngjarjes thanë se për arsye sigurie i gjithë kati i ndërtesës u mbyll vetëm për ta. Së fundmi, “New York Post” raportoi se Barron po jeton në Shtëpinë e Bardhë ndërkohë që ndjek studimet në Universitetin e New Yorkut në Washington. Vitin e kaluar, gjatë vitit të parë në kampusin kryesor të Greenwich Village, ai shkaktoi jo pak vëmendje mes studentëve.

Barron gjithashtu mori vëmendje të madhe gjatë fjalimit të të atit në momentin e inaugurimit të këtij të fundit si President. Trump e prezantoi djalin me konsiderata shumë të larta për kontributin që ai ka dhënë në fitoren e tij: “Kam një djalë shumë të gjatë Barron, keni dëgjuar ndonjëherë për të?”-u shpreh Trump. Barron u ngrit në këmbë duke përshëndetur turmën.