Aktualitet

Me plumb në këmbë në Lezhë, dyshohet vetëplagosje!

Një 45 vjeçar nga Rraboshta e Lezhës, me iniciale M.Gj u paraqit në spital me plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëplagosur e ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ka raportime se aktualisht, i lënduari po trajtohet te Spitali i Traumës në Tiranë për një plumb në pjesën e këmbës. Ndërkaq, policia vijon hetimet. Në njoftimin zyrtar thuhet se “grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave e të shkakut, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit”.

Njoftimi zyrtar policor: 

Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë. Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.