Bota

Mediat iraniane: Hormuzi është mbyllur plotësisht, anijet të detyruara të kthehen pas!

Vazhdojnë tensionet në Lindjen e Mesme. Pas një rënieje fillestare prej 14% të çmimeve të naftës si rezultat i njoftimit të një armëpushimi dyjavor mes Shteteve të Bashkuara të Amerikë e Iranit, kostoja e naftës bruto amerikane është rritur përsëri.

Karburanti West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 2.68 dollarë, në 97.09 dollarë për fuçi.

Ngushtica e Hormuzit u mbyll “plotësisht”, duke i detyruar anijet cisternë të ktheheshin, sipas raportimeve të medias iraniane.

Grupi libanez Hezbollah, i afërt me Iranin, tha se goditi me raketa Izraelin, në përgjigje të shkeljes së armëpushimit SHBA-Iran, sipas AFP-së. Deklarata erdhi pasi grupi pohoi se kishte të drejtë t’i përgjigjej një serie sulmesh izraelite ndaj Libanit.

Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu mosmiratimin e tij ndaj NATO-s, duke vënë në dukje se:

Nuk ishte aty kur na duhej dhe nuk do të jetë aty nëse na duhet përsëri.

Ndër të tjera, shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi se forcat ushtarake amerikane do të qëndrojnë në terren, derisa të respektohet plotësisht një marrëveshje e vërtetë.

Ndërkaq, kreu i Elizesë, Emmanuel Macron, dënoi sulmet e Izraelit ndaj Libanit, duke i quajtur ato “të padiferencuara”.