Çifti mbretëror Meghan Markle dhe Princi Harry kanë pësuar një tjetër tronditje në karrierën e tyre profesionale, pasi publicistja e tyre e fundit, Emily Robinson, është larguar papritur nga detyra, vetëm tre muaj pas emërimit.
Sipas “Daily Mail”, Robinson, e cila më parë ka qenë drejtoreshë e lartë e publicitetit në “Netflix”, ka dhënë dorëheqjen këtë muaj, në mënyrë të befasishme.
Burime të afërta me ish-bashkëpunëtoren kanë deklaruar se vendimi i saj ishte plotësisht personal:
Ishte zgjedhja e saj. U largua disa javë më parë. Ajo nuk është tipi që dorëzohet lehtë, ndaj gjërat duhet të kenë qenë vërtet të vështira.
Largimi i Robinson ka ngritur diskutime të shumta, pasi ajo kishte punuar më parë për serialin e njohur “The Crown”, i cili ka trajtuar tema të ndjeshme për Familjen Mbretërore Britanike. Emërimi i saj në ekipin e Meghan dhe Harry-t ishte parë që në fillim si një zgjedhje e guximshme dhe e diskutueshme.
Megjithatë, një zëdhënës i çiftit, nga Kalifornia, u shpreh për mediat:
Znj. Robinson mbikëqyri me sukses projekte të rëndësishme për sezonin e ri të ‘With Love, Meghan’ dhe dha një kontribut të vlefshëm për kompaninë e prodhimit. Ajo përfundoi projektet me profesionalizëm dhe efikasitet.
Ndërkohë, çiftit mbretëror i janë shtuar edhe kritikat në opinionin publik. Meghan Markle është renditur në vendin e parë të listës së “personazheve më të papëlqyer të famshëm”, me mbi 48,000 vota, ndërsa Princi Harry mban vendin e tretë – një tjetër sfidë për imazhin e tyre në arenën ndërkombëtare.