Gossip Showbiz

Meghan Markle zbulon komplikacionet shëndetësore që pati pas lindjes!

Meghan Markle është rikthyer në botën e podcasting me një rrëfim tepër personal që shënon një nga momentet më të hapura të saj.

Në episodin e parë të serialit të ri “Archetypes Presents: Confessions of a Founder”, Dukesha e Sussex tregoi se ka përjetuar preeklampsi pas lindjes – një gjendje serioze shëndetësore që shpesh kalon pa u vënë re, por që mund të jetë shumë e rrezikshme për nënat e reja.

Në një bisedë me themeluesen e platformës Bumble, Whitney Wolfe Herd, Meghan zbuloi se të dyja kishin kaluar të njëjtën përvojë të vështirë, pavarësisht se nuk njiheshin në atë kohë.

Të dyja kemi pasur preeklampsi pas lindjes. Është shumë e rrallë dhe e frikshme. Dhe ndërkohë përpiqesh të përballosh gjithçka tjetër, bota nuk e kupton se çfarë po ndodh,

Preeklampsia pas lindjes është një gjendje që karakterizohet nga rritja e menjëhershme e tensionit të gjakut dhe dëmtime të mundshme të organeve, dhe ndodh zakonisht pak ditë pas lindjes. Nëse nuk trajtohet në kohë, mund të rrezikojë seriozisht jetën e nënës.

Megjithëse Meghan nuk specifikoi nëse kjo përvojë ndodhi pas lindjes së djalit të saj Archie apo vajzës Lilibet, rrëfimi i saj është konsideruar një hap i rëndësishëm drejt ndërgjegjësimit për çështjet shëndetësore të grave pas lindjes.

Rrëfimi sinqertë i Dukeshës synon të thyejë tabutë dhe të hapë më shumë diskutime rreth problemeve që nënat përballojnë në heshtje.