Meghan Trainor është parë së fundmi në Los Angeles, vetëm pak orë pas një prej vendimeve më të papritura në karrierën e saj.
Këngëtarja 32-vjeçare u shfaq në zonën e Encino-s me një look sportiv dhe të thjeshtë, duke folur në telefon teksa ecte pas një seance intensive stërvitjeje me trajneren e saj, Bella Malibu.
Ajo kishte veshur geta të kuqe, një bluzë sportive dhe atlete të bardha, ndërsa u shfaq pa grim, me flokët biondë të lëshuara natyrshëm.
Dalja e saj vjen menjëherë pasi artistja njoftoi anulimin e turit “Get In Girl”, një vendim që habiti fansat. Në një mesazh në rrjetet sociale, ajo shpjegoi se po përballet me një periudhë shumë të ngarkuar, mes publikimit të albumit të ri dhe jetës familjare.
Balancimi i albumit të ri, përgatitja për tur dhe ardhja në jetë e vajzës sonë ka qenë më shumë sesa mund të përballoj tani
-u shpreh ajo, duke shtuar se dëshiron të jetë pranë familjes në këtë moment.
Daryl Sabara dhe Meghan Trainor janë bërë së fundmi prindër për herë të tretë, duke mirëpritur vajzën e tyre Mikey Moon në fillim të këtij viti.
Ndërkohë, artistja ka shitur edhe rezidencën e saj luksoze për rreth 6.8 milionë dollarë, vetëm pak ditë pasi e nxori në treg.
Pavarësisht anulimit të turit, fansat nuk do të presin gjatë për muzikë të re, pasi albumi i saj “Toy With Me” pritet të publikohet më 24 prill.