Gossip

Meghan Trainor ironizon sërish “dramën toksike” të grupit të nënave? “Betohem se jam…”

Meghan Trainor ka reaguar edhe një herë ndaj zhurmës mediatike që ka shpërthyer rreth të ashtuquajturit “grup toksik nënash”, pas rrëfimit personal të Ashley Tisdale French për The Cut.

Këngëtarja ndau së fundmi një video në TikTok, ku sinkronizohet me buzët e një skene nga sezoni i pestë i Stranger Things. Në audio dëgjohet personazhi Holly Wheeler duke u lutur:

Ejani, duhet të më besoni! Ju lutem, duhet të më besoni!

-një referencë që Trainor e përdori për të ironizuar situatën.

Ende po përpiqem t’i bind të gjithë se nuk jam e përfshirë në dramën e grupit të nënave

-shkroi ajo mbi video, ndërsa në mbishkrim shtoi me humor:

Betohem se jam e pafajshme

Kjo nuk është hera e parë që Trainor komenton situatën. Më 8 janar, ajo publikoi një tjetër video në TikTok, ku me nota humori tregonte momentin kur kishte mësuar për dramën që shpërtheu pas artikullit të Tisdale French.

Videoja shoqërohej me këngën e saj të re “Still Don’t Care”, pjesë e albumit të ardhshëm Toy with Me, që pritet të publikohet më 24 prill.

Në mesin e spekulimeve, bashkëshorti i Trainor, aktori Daryl Sabara, mohoi kategorikisht çdo konflikt mes këngëtares dhe Ashley Tisdale French.

Në një deklaratë për TMZ, ai u shpreh:

Asnjë dramë këtu, thjesht përpiqem t’i mbaj fëmijët të lumtur

Sabara shtoi gjithashtu se shpreson që Tisdale French të jetë mirë, pas bujës që mori rrëfimi i saj për largimin nga një grup nënash që ajo e përshkroi si “toksik”.

Në shkrimin e saj, Ashley Tisdale French nuk përmendi emra konkretë, por e paraqiti përvojën si një mesazh fuqizues për të gjitha gratë. Ajo theksoi se është plotësisht e pranueshme të largohesh nga marrëdhënie që nuk ndihen më të shëndetshme.

Nëse një grup nënash të bën vazhdimisht të ndihesh e lënduar, e rraskapitur ose e lënë pas dore, atëherë nuk është grupi i duhur për ty

-shkroi ajo, duke shtuar se miqësitë, ashtu si çdo marrëdhënie tjetër, kanë fazat e tyre dhe ndonjëherë përfundimi i tyre është një akt vetëkujdesi.