Meghan Trainor po flet hapur për komentet dhe kritikat që ka marrë pasi ka humbur peshë dhe ka ndryshuar mënyrën e jetesës pas lindjes së fëmijëve të saj.
Këngëtarja 31-vjeçare, e njohur për hitin “All About That Bass”, tha për Entertainment Tonight se ndodhet në një fazë të re të jetës ku po kujdeset maksimalisht për shëndetin e saj:
Për herë të parë, pas lindjes së fëmijëve, po kujdesem për shëndetin tim në nivelin më të lartë dhe nuk jam ndjerë kurrë më mirë. Dukem e mrekullueshme. Ndihem fantastikisht
-u shpreh ajo, duke shtuar se pikërisht në këtë moment ka nisur edhe vala e kritikave.
Meghan theksoi se prioriteti i saj është mirëqenia personale:
Po kujdesem për veten. Tani më duhet të gjej një mënyrë që të mos prekem nga këto komente
Në mars, Trainor u përball me kritika në rrjetet sociale lidhur me dobësimin e saj, dhe në një postim në Instagram zbuloi se kishte vendosur të përdorte Mounjaro, emri tregtar i ilaçit injektues tirzepatide (GLP-1).

Më vonë, gjatë Billboard Women in Music Awards 2025, ajo tregoi se e nisi trajtimin pas lindjes së fëmijës së dytë me bashkëshortin e saj, aktorin Daryl Sabara. Këngëtarja shpjegoi se, krahas ilaçit, ka punuar me një dietolog, ka bërë ndryshime në stilin e jetesës dhe stërvitet rregullisht me trajner personal.
Kam qenë në një udhëtim për t’u bërë versioni më i shëndetshëm dhe më i fortë i vetes, për fëmijët e mi dhe për veten time
-tha ajo.
Po, kam përdorur shkencën dhe mbështetjen (përshëndetje për Mounjaro!) për të më ndihmuar pas shtatzënisë së dytë. Dhe jam shumë e lumtur që e bëra, sepse ndihem shumë mirë.
Paralelisht me këtë fazë të re personale, Meghan ka publikuar edhe këngën e re “Still Don’t Care”, singëllin kryesor nga albumi i ardhshëm Toy with Me, i publikuar të mërkurën.
Ajo tregoi për People se frymëzimi për këngën erdhi pikërisht nga komentet negative për pamjen e saj:
Faqja ime në Instagram zakonisht është një vend i lumtur, i dashur për mamatë, por papritur mori një kthesë të errët. Njerëzit filluan të komentojnë për trupin tim, duke thënë se jam shumë e dobët dhe se nuk më njohin më. Unë thjesht isha fokusuar shumë te shëndeti dhe forma ime fizike, dhe ndihesha më mirë se kurrë. U konfuzova dhe u trishtova. Mendova: ‘Është pothuajse më keq tani. Nuk e di çfarë po ndodh.’
Pikërisht nga kjo përvojë lindi edhe mesazhi i këngës:
Më pëlqeu ideja: ‘Më lër ta mendoj edhe një herë… jo, ende nuk më intereson.’ E di që kur ta këndoj, do të jetë terapia ime, ekspozimi im ndaj këtyre komenteve
-u shpreh ajo, duke theksuar se muzika po e ndihmon të përballojë presionin dhe gjykimin publik.