E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetarja Kostana Morava, për një bisedë ‘pa filtra’…
Kostana: Nuk ka pse të kërcënohet askush nga liria ime.
Ronaldo: E sheh veten si rrezik?
Kostana: Jo, nuk e shoh si rrezik, por them që nuk ka pse të kërcënohet asnjë nga liria ime.
Ronaldo: Nuk besoj se kërcënohet njeri nga liria jote. Këtu do ishte delirimi pastaj, nëse do e shihje veten si rrezik.
Kostana: Çfarë rreziku?!
Ronaldo: Nëse do e shihje. Ki tendencën edhe të më dëgjosh në program.
Kostana: Po të dëgjoj, por dëgjoj dhe pak muzikë.
Ronaldo: Nuk ka muzikë, quhet bazë kjo, meqë e njeh median…