Kancelarja gjermane Angela Merkel theksoi se Evropa ka nevojë për stabilitet në Ballkanin perëndimor dhe me integritet territorial të plotë të shteteve. Ajo i bëri këto komente në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, referuar çështjes së Kosovës dhe Serbisë. Angela Merkel po qëndron sot në Shkup në një vizitë të cilësuar “historike”.