Rajoni

Merkel në Shkup për të inkurajuar suksesin e referendumit

Angela Merkel shkon sot në Shkup në një vizitë të cilësuar “historike”. Kancelarja Gjermane synon të nxisë suksesin e Referendumit të 30 Shtatorit për Emrin. Nëse qytetarët e Maqedonisë e mbështesin Marrëveshjen me Greqinë, vendit i hapet rruga e anëtarësimit në NATO, nga e cila mori ftesë. Gjithashtu, pritet të nisë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Këtë javë, në Shkup ishin dhe shefi i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg e Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz. Axhendat e tyre i dominoi Referendumi për Emrin.