Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli Mt arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Lisi tregon vështirësitë e tij financiare që e kanë shoqëruar gjithë jetën e tij, që kur ishte nxënës e deri një vit më parë, ku babai i tij kishte probleme me shëndetin. Për më tepër ai tregon se viti që lamë ishte i rëndë për të edhe nga ana psikologjike dhe zbuloi se arsyeja që ai hyri në Big Brother është për të rigjetur veten.
Debati gjatë javës mes Eglës dhe Ilnisës ka qenë tema e parë e diskutimit për mbrëmjen e sotme. Gjatë debatit Egla ka përfshirë edhe banorë të tjerë duke i quajtur “zara” të Ilnisës. Për këtë Juli i ka drejtuar një pyetje Eglës, duke marrë shkak edhe nga hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin.