Celebrities Gossip Showbiz

“Jam zari yt…”, vazhdon ironia mes Eglës dhe Julit!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Debati gjatë javës mes Eglës dhe Ilnisës ka qenë tema e parë e diskutimit për mbrëmjen e sotme. Gjatë debatit Egla ka përfshirë edhe banorë të tjerë duke i quajtur “zara” të Ilnisës. Për këtë Juli i ka drejtuar një pyetje Eglës, duke marrë shkak edhe nga hatërmbetjet që kanë me njëri-tjetrin.

Juli: Meqë i thua të tjerve zara dhe zaresha, ti Egla zari i kujt je?

Egla: Zari jot o Juli

Juli: Po zari im nuk je ti në një botë tjetër se në këtë botë nuk të pranoj si zar

Gjatë spektaklit të kaluar u hap një televotim për banorët më të preferuar. Publiku zgjodhi si 3 më të preferuarit Ilnisën, Romeon dhe Julin . Më pak të preferuarit Ervini, Gabriele dhe Elvisi do të shkonin në nominim së bashku me Vesën për mbrëmjen e sotme.

Për shkak të zarfit të kuq që kishte ardhur në shtëpi për Eglën, si lidere e shtëpisë, ajo duhet të bënte një zgjedhje. Egla duhet të zëvendësonte një nga të nominuarit me një tjetër banor të shtëpisë dhe zgjedhja e saj ishte të shpëtonte Elvisin dhe të sakrifikonte Fatjonin.