Sport

Mësohet grupet e Ligës së Kombeve, Italia gjen Francën dhe Belgjikën! Spanja luan kundër Anglisë!

Liga A e Ligës së Kombeve padyshim është më e forta dhe rivalët në të pas shortit janë emrat më në zë të futbollit në Evropë. Në Grupin A1 kemi emra si Franca, Italia, Belgjika apo Turqia. Nëse deri për këtë kompeticion Vincenzo Montella do jetë trajneri i Turqisë, atëherë ai do sfidojë ish-kombëtaren e tij, Italinë, me të cilën ka luajtur 20 ndeshje si futbollist.

Interesant edhe Grupi A2 me Gjermaninë, Holandën, Serbinë dhe Greqinë. Në atë A3, Spanja gjen Kroacinë, Anglinë dhe Çekinë. Kampionët në fuqi të Ligës së Kombeve, Portugalia ka përballë në Grupin A4 emra si Danimarka, Norvegjia apo Uellsi.

Shorti i Ligës së Kombeve:

Liga A

Grupi A1: Franca, Italia, Belgjika, Turqia

Grupi A2: Gjermania, Holanda, Serbia, Greqia

Grupi A3: Spanja, Kroacia, Anglia, Çekia

Grupi A4: Portugalia, Danimarka, Norvegjia, Uells

Shqipëria është pjesë e Ligës C dhe në Grupin C1 do ketë rivalë kombëtare si Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino. Kosova u shortua në Grupin B3 të Ligës B, me rivalë: Izraelin, Austrinë dhe Republikën e Irlandës.

Sipas rregullores së UEFA-s, vendet e para sigurojnë ngjitjen në Ligën B, ndërsa vendet e dyta mund të përfshihen në fazën “play-off”. Në këtë kontekst, objektivi i Shqipërisë është i qartë, fitimi i grupit dhe rikthimi në Ligën B, si dhe ruajtja e një rruge alternative drejt kualifikimit në Euro 2028. Shqipëria do provojë forcën në këtë kompeticion në muajin shtator të këtij viti, pasi ndeshjet e para do luhen nga 24-26 shtator.

Një risi e rëndësishme e këtij edicioni është ndryshimi i kalendarit ndërkombëtar. Për herë të parë, UEFA ka bashkuar dritaret e shtatorit dhe tetorit në një periudhë të vetme të zgjatur. Kombëtaret do të zhvillojnë katër ndeshje nga 24 shtatori deri më 6 tetor, ndërsa dy takimet e fundit do të luhen në periudhën 12-17 nëntor. Ky format i ri synon të reduktojë ngarkesën e udhëtimeve për lojtarët dhe erdhi pas diskutimeve të gjata me klubet evropiane.

Liga B

Grupi B1: Skoci, Zvicër, Slloveni, Maqedonia e Veriut

Grupi B2: Hungari, Ukrainë, Gjeorgji, Irlanda e Veriut

Grupi B3: Izrael, Austri, Republika e Irlandës, Kosova

Grupi B4: Polonia, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Suedia

Liga C

Grupi C1: Shqipëria, Finlanda, Bjellorusia, San Marino

Grupi C2: Mali i Zi, Armenia, Qipro, Letonia ose Gjibraltari

Grupi C3: Kazakistan, Sllovakia, Ishujt Faroe, Moldavia

Grupi C4: Islanda, Bullgaria, Estonia, Luksemburgu ose Malta

Liga D

Grupi D1: Gjibraltari ose Letonia, Malta ose Luksemburgu, Andorra

Grupi D2: Lituania, Azerbajxhani, Lihtenshtajni

Liga e Kombeve 2026-27

Dita 1 : 24-26 shtator 2026
Dita 2 : 27-29 shtator 2026
Dita 3 : 30 shtator – 3 tetor 2026*
Dita 4 : 4-6 tetor 2026
Dita 5 : 12-14 nëntor 2026
Dita 6 : 15-17 nëntor 2026

Çerekfinalet e Ligës A : 25-30 mars 2027
Play-off-et e Ligës A/B dhe B/C : 25-30 mars 2027
Turneu final : 9-13 qershor 2027
Play-off-et e Ligës C/D : 23-28 mars 2028

*E mërkura, 30 shtator 2026, nuk është një ditë e rregullt e Javës së Futbollit, por mund të përdoret në raste të veçanta për të caktuar ndeshjet e javës së 3-të.