Aktualitet

Meta kthen në Kuvend ligjin për tatimin mbi të ardhurat

Presidenti i Republikës së Shqipërisë me anë të një dekreti, riktheu për rivotim në Kuvend ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ilir Meta kërkon rishikimin e nenit 6 të këtij ligji, pasi thotë se aplikimi i barrës së lehtësuar fiskale ndaj operatorëve në fushën e lojrave të fatit, nuk është vlerësuar në mënyrë të thelluar. Presidenca argumenton se ka shumë drama sociale dhe konflikte në familje që janë shkaktuar në vijimësi nga pjesëmarrja në lojërat e fatit.