Gossip Showbiz

Michael B.Jordan nuk dëshiron të krijojë familje?

Michael B. Jordan ka folur për GQ në numrin e marsit, duke shpjeguar se nuk po ngutët të krijojë një familje.

Aktori 38-vjeçar, i cili po promovon projektin e tij të ri me regjisorin Ryan Coogler për filmin “Sinners”, ka thënë se dëshiron të jetë një baba i shkëlqyer, por aktualisht krijimi i një familjeje nuk është prioriteti i tij.

Jordan ka theksuar se është e vështirë të balancosh angazhimet e tij në industrinë e filmit me jetën familjare, dhe se kjo mund të sjellë pasiguri dhe padrejtësi për të dyja palët.

Thjesht sepse jam konkurrues dhe e di që do të doja të bëhesha babai më i mirë. Por tani po përpiqem të jap maksimumin në këtë fazë të jetës sime

Ai është i vetëdijshëm për konkurrencën dhe dëshirën për të qenë një baba i mirë, por për momentin është i fokusuar te karriera e tij.

Përveç rolit të tij në “Sinners”, ku luan një nga binjakët që mbrojnë vendlindjen e tyre nga vampirët, Jordan është gjithashtu duke përgatitur debutimin e tij si regjisor për ribërjen e “The Thomas Crown Affair” për Amazon MGM Studios, një projekt që do të shfaqet në kinematë e botës.

Po ashtu, ai është në përgatitje të rolit në “I Am Legend 2”, bashkë me Will Smith, një vazhdim i filmit post-apokaliptik të vitit 2007.