Celebrities Gossip Music Showbiz

Michelle Hunziker, prezantuese e “Eurovision 2025”!

Prezantuesja Michelle Hunziker do të jetë në krye të edicionit të ri të Eurovisionit në Zvicër së bashku me koleget Sandra Studer dhe Hazel Brugger. Pas aludimeve të shumta javëve të fundit, është njoftuar se ajo do të jetë pritësja e Eurovision Song Contest 2025 që do të zhvillohet në St. Jakobshalle në Bazel nga 13 deri më 17 maj. Hunziker do të shoqërohet në skenë nga dy kolege, Sandra Studer dhe Hazel Brugger.

Michelle Hunziker po korr frytet e një karriere brilante që nga Italia në Gjermani, duke qenë në vijën e parë e duke nxjerr në pah talente të ndryshme duke përfshirë këngën dhe kërcimin. Disa vende kanë përzgjedhur tashmë përfaqësuesit e tyre për Eurovision 2025, duke i dhënë ‘ngjyrat’ e para të këtij kompeticioni të shumëpritur.

Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike, i cili fitoi Festivalin e Këngës me këngën e tyre “Zjerm”. Ky grup i njohur për energjinë dhe stilin e tyre unik pritet të sjellë një performancë të veçantë në skenën ndërkombëtare. Mali i Zi, pas disa ndryshimeve në përzgjedhje, ka zgjedhur këngëtaren Nina Zizic. Fillimisht, përfaqësuesit e vendit do të ishin grupi NeonoeN, por ata u tërhoqën dhe tani Zizic do të jetë ajo që do të përfaqësojë Malin e Zi me një interpretim të fuqishëm.

Përfaqësuesit e transmetuesit zviceran SRG SSR gjatë një konference për shtyp zbuluan detaje rreth temës dhe fazës së edicionit të 69-të të Eurovizionit, pasi Nemo fitoi me këngën “The Code”, në Malmö, Suedi. Qyteti i Bazelit do të presë garën prestigjioze në Stadion St. Jakob Park, në datat 13, 15 dhe 17 maj. I frymëzuar nga tradita zvicerane e demokracisë së drejtpërdrejtë, e cila sillet rreth dëgjimit dhe dialogut, drejtori artistik Artur Deyneuve zgjodhi “dëgjimin” si temë qendrore të konkursit, duke e quajtur atë “Uniteti i jep formë dashurisë”.