Bota

Mijëra protestues “pushtojnë” Jeruzalemin/ Izraelitët presion Netanyahut: Duam marrëveshje për lirimin e pengjeve!

Mbi 15,000 njerëz u mblodhën në rrugët e Jeruzalemit dhe Tel Avivit për të kërkuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu të arrijë një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura në Gaza dhe për të ndalur ofensivën ushtarake ndaj Hamasit.

LEXO EDHE: Izraeli rrënon kullën 15-katëshe në Gaza ku strehoheshin palestinezët, paralajmërime të forta nga OKB për katastrofë humanitare
Protestat, të udhëhequra nga familjet e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor 2023, kanë fituar intensitet, teksa numri i viktimave dhe tensioni politik brenda Izraelit rritet. Sipas të dhënave aktuale, 48 pengje mbeten në Gaza, por besohet se vetëm rreth 20 janë ende gjallë.

Kryeministri Netanyahu vazhdon të refuzojë një marrëveshje të pjesshme, duke këmbëngulur se vetëm fitorja e plotë ndaj Hamasit do të mundësojë kthimin e pengjeve. Kjo qasje është kundërshtuar nga familjet e pengjeve dhe mbështetësit e tyre, të cilët thonë se zgjatja e luftës vetëm sa rrezikon më shumë jetën e tyre.

LEXO EDHE:  Mbledhje e tensionuar e kabinetit qeveritar izraelit, Netanyahu refuzon marrëveshjen për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh
Në një protestë pranë rezidencës së Netanyahut, nëna e një ushtari të rrëmbyer, Anat Angrest, i bëri thirrje të fuqishme kryeministrit, duke e paralajmëruar personalisht për pasojat nëse nuk vepron.

Më 1 shtator, në një mbledhje të tensionuar të kabinetit qeveritar izraelit, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar presionet nga Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për të organizuar një votim mbi një marrëveshje të propozuar për armëpushim dhe shkëmbim pengjesh me Hamasin

Mbledhja, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati deri në orët e para të mëngjesit të së hënës në Tel Aviv, është përshkruar si një nga më të tensionuarat e javëve të fundit. Netanyahu theksoi se një marrëveshje e tillë nuk është në tryezë, duke shtuar se ish-presidenti amerikan Donald Trump e kishte këshilluar më parë të mos pranonte një zgjidhje të pjesshme.