Sport

Milani nxjerr në shitje 7 futbollistë! Synon të arkëtojë deri në 150 milionë euro!

Milani po përgatit një revolucion në merkaton e verës. Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, drejtuesit kuqezinj kanë vendosur në listën e largimeve shtatë futbollistë, nga shitja e të cilëve synojnë të arkëtojnë deri në 150 milionë euro.

Emri më i bujshëm në listë është ai i Rafael Leaos. Edhe pse sulmuesi portugez ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë eurosh, drejtuesit e Milanit besohet se do të ishin të kënaqur me një ofertë rreth 60 milionë euro.

Në listën e lojtarëve që mund të largohen është edhe Fikayo Tomori, i cili vlerësohet rreth 15 milionë euro, ndërsa kontrata e tij skadon në vitin 2027.

Një tjetër mbrojtës që mund të ndryshojë skuadër është Pervis Estupiñán, për të cilin Aston Villa ka shfaqur interes. Milani shpreson të përfitojë rreth 15 milionë euro nga kartoni i tij.

Në mesfushë, Warren Bondo vlerësohet gjithashtu rreth 15 milionë euro, ndërsa Ruben Loftus-Cheek dhe Youssuf Fofana kanë një çmim prej rreth 20 milionë eurosh secili.

LEXO EDHE: BBC: Ndeshja më e madhe e Anglisë që nga viti 1966, ‘Tre Luanët’ i afrohen ‘përjetësisë’!

Lista mbyllet me sulmuesin Santiago Gimenez. Për të shmangur një humbje financiare në bilanc, Milani duhet të arkëtojë të paktën 21 milionë euro nga shitja e tij.

Sipas La Gazzetta dello Sport, largimi i këtyre shtatë futbollistëve do t’i jepte klubit jo vetëm një përfitim të konsiderueshëm ekonomik, por edhe hapësirë për të financuar afrimet e reja në projektin e trajnerit për sezonin e ardhshëm.

LEXO EDHE: Kroacia i drejtohet zyrtarisht FIFA-s pas eliminimit nga Portugalia, kërkon sqarime për vendimet e VAR-it dhe golin e anuluar të Gvardiolit