Sport

Olise presion Bayernit, kërkon me çdo kusht transferimin te Reali. Los Blancos gati të “thyejnë” arkën!

Michael Olise mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës. Sipas gazetarit Santi Aouna, sulmuesi i Francës dëshiron të transferohet te Real Madridi, pasi beson se “Santiago Bernabéu” është vendi ideal për të hedhur hapin e radhës në karrierën e tij.

Raporti thekson se drejtuesit e Real Madridit janë në dijeni të dëshirës së 23-vjeçarit dhe po shqyrtojnë mundësinë për ta transferuar gjatë kësaj vere. Madje, “Los Blancos” thuhet se janë të gatshëm ta bëjnë Olisen një nga investimet më të mëdha në historinë e klubit.

Megjithatë, situata nuk pritet të jetë aspak e lehtë. Bayern Munich vazhdon të mbajë një qëndrim të prerë, duke e konsideruar francezin të pashitshëm dhe duke mos pasur ndërmend të negociojë largimin e tij.

LEXO EDHE: Në Francë e kapin me Olise: E vumë në një tryezë me Zidane e Platini, por nuk është as në kuzhinën e tij

Pavarësisht kësaj, kampionët e Gjermanisë kanë nisur të analizojnë opsionet në merkato për një zëvendësues të mundshëm, ndërsa pas përfundimit të Kupës së Botës pritet të zhvillojnë një takim me Olisen për të diskutuar të ardhmen e tij.

Nëse dëshira e lojtarit do të ndikojë në vendimin e Bayernit, mbetet për t’u parë, por emri i Michael Olise pritet të jetë një nga më të përfolurit në javët e ardhshme të merkatos.

LEXO EDHE: Panik për Lamine Yamalin pas fitores ndaj Francës, dy persona tentuan të futen në shtëpinë e tij për ta grabitur