Një rekord i ri botëror u vendos në qytetin e shenjtë indian Ayodhya. U ndezën plot 2.6 milionë llamba në prag të festës hindu të Diwalit. Mijëra vullnetarë morën pjesë në ndezjen e llambave përgjatë brigjeve të lumit Saryu. Kjo shfaqje mahnitëse vendosi rekordin e Guinness-it për “numrin më të madh të llambave të ndezura njëkohësisht”. Më këtë është tejkaluar edhe rekordi i vitit të kaluar prej 2.51 milionë llambash të ndezura në të njëjtin qytet.