Health & Beauty

Miopia, rezultat i një paradoksi fiziologjik!

Nuk janë pikselët në smartfonin tuaj që u e prishin shikimin, por kombinimi i tendosjes nga afër dhe dritës së zbehtë të një jete që kalohet gjithnjë e më shumë brenda, sipas një studimi nga Kolegji i Optometrisë në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut.

Sipas studiuesve, miopia është rezultat i një paradoksi fiziologjik: kur lexojmë ose shikojmë një tabletë në dritë të ulët, bebëzat e syve ngushtohen për t’u përqendruar, duke “errësuar” retinën dhe duke prishur zhvillimin e syrit.

Ky studim ofron një hipotezë të re shumë interesante për të kuptuar përparimin e miopisë, shprehet Francesco Calabrò, drejtor i Njësisë së Oftalmologjisë në Azienda Ospedaliera dei Colli, Spitali Monaldi në Napoli.

Në vitet e fundit, ne ia kemi atribuar rritjen e miopisë pothuajse ekskluzivisht kohës së kaluar para ekraneve. Në fakt, për herë të parë, ky studim sugjeron që faktori i vërtetë kritik mund të jetë kombinimi i shikimit së zgjatur nga afër dhe ndriçimit të ulët të ambientit.

Në një dhomë me ndriçim të zbehtë, ky kryqëzim i dyfishtë zvogëlon në mënyrë drastike sasinë e dritës që arrin në retinë. Rezultati? Një lloj “urie drite” që pengon rrugët nervore të syrit të funksionojnë siç duhet. Syri, duke mos marrë sinjale mjaftueshëm të forta, përfundon duke u rritur në mënyrë anormale, duke u zgjatur dhe duke u bërë miop.

Kjo ndryshon perspektivën nga e cila mund ta shohim dhe interpretojmë epideminë aktuale të miopisë, e cila tani është bërë një emergjencë e vërtetë globale.

Të dhënat flasin vetë: 50% e të rinjve në Europë dhe Amerikë janë të prekur, ndërsa në Azinë Lindore, shkalla arrin 90%.

Nëse gjenetika përcakton skenën, stili ynë i jetesës në ambiente të mbyllura është ai që jep shtysën vendimtare.