Celebrities Gossip Showbiz

Miranda vs Andy në jetën reale! Meryl Streep apo Anne Hathaway, kush e fitoi duelin e stilit?

Yjet e “The Devil Wears Prada” kanë pushtuar vëmendjen nga Seouli deri në Javën e Modës, duke krijuar një “përballje” stili që ka ndarë fansat në dy kampe, eleganca klasike apo guximi modern?

Gjatë promovimit në Seoul, Meryl Streep u shfaq me një look totalisht të zi, të kompletuar me taka klasike dhe syze dielli ikonike, një rikthim i qartë te aura e fuqishme e Miranda Priestly. Minimaliste, elegante dhe autoritare.

Në të kundërt, Anne Hathaway tërhoqi të gjithë vëmendjen me një komplet të kuq, modern dhe plot vetëbesim, që e vendosi menjëherë në qendër të skenës.

Por surpriza erdhi kur dy aktoret “ndërruan rolet”. Meryl këtë herë zgjodhi të kuqen me një kostum elegant, ndërsa Anne u shfaq me kombinim bardh e zi, një lojë stili që fansat e interpretuan si një homazh ndaj personazheve të tyre ikonike.


Edhe në Javën e Modës në Mexico City, dy divat vazhduan të dominojnë:

Meryl me një fustan saten blu të errët, aristokratik dhe të rafinuar, që dëshmoi se eleganca është e përjetshme.

Anne, nga ana tjetër, me një fustan dramatik bordo dhe çizme mbi gju, duke sjellë një energji të guximshme dhe moderne.

Filmi i vitit 2006 mbetet një fenomen kulture dhe reference për botën e modës, ndaj çdo dalje e tyre sot shihet si një vazhdim i atij ndikimi.

Tani rrjeti ka vetëm një pyetje: A fiton klasi i përjetshëm i Meryl Streep apo guximi modern i Anne Hathaway?