Health & Beauty

Miratohet mjeti i parë AI për përshejtimin e zhvillimit të ilaçeve për sëmundjet e mëlçisë!

Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar mjetin e parë të inteligjencës artificiale të dizajnuar për të ndihmuar mjekët në vlerësimin e një forme të rënde të sëmundjes së mëlçisë me yndyrë gjatë testeve klinike të ilaçeve. Tani, ky mjet do të jetë i disponueshëm publikisht dhe mund të përdoret në çdo program zhvillimi ilaçesh për kontekstin e përdorimit të kualifikuar, raportoi Reuters.

Sistemi në cloud, i quajtur AIM-NASH, analizon imazhet e indeve të mëlçisë për të ndihmuar mjekët të vlerësojnë shenjat e sëmundjeve si akumulimi i yndyrës, inflamacioni dhe sklerozimi. Mjeti pritet të thjeshtësojë testet klinike për steatohepatitin e lidhur me disfunksionin metabolik (MASH), një gjendje që prek miliona amerikanë dhe mund të çojë në dështim të mëlçisë ose kancer.

Ekspertët paralajmërojnë se mjetet aktuale dhe ato në zhvillim të inteligjencës artificiale mund të përdoren për krijimin e armëve biologjike të afta të shkaktojnë një pandemi globale. Në fillim të këtij viti, disa nga figurat më të rëndësishme të teknologjisë dhe kundër-terrorizmit në botë u mblodhën për të analizuar një skenar hipotetik: një pandemi botërore e shkaktuar nga një enterovirus i ri, i krijuar qëllimisht nga një grup ekstremistësh duke shfrytëzuar AI-n.

Përfundimi në të cilin dolën ishte frikësues. Ky skenar, sipas grupit prej 14 ekspertësh që shqyrtuan masat mbrojtëse të AI në fushën e shkencave të jetës, është tërësisht i mundur në vitet e ardhshme. Raporti i tyre, i përcjellë nga Euroneës,  thekson se pandemia fiktive e simuluar, me 850 milionë raste dhe 60 milionë jetë të humbura, ishte “thellësisht alarmuese” dhe kërkon “veprime të menjëhershme” për të parandaluar mundësi të tilla.