Gjysmëfinalja e parë e Eurovizionit 2025 u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Bazel të Zvicrës, ku disa nga garuesit më të njohur të këtij viti konkurruan për një vend në finalen e madhe. Vendet që garuan në gjysmëfinale ishin Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, Belgjika, Sllovenia, San Marino, Azerbajxhani, Qipro, Kroacia dhe Holanda. Zvicrës i është garantuar një vend në Finalën e Madhe si fituese e vitit të kaluar, ashtu si Italia dhe Spanja, të dyja në mesin e vendeve të “Big Five”. Gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet të enjten më 15 maj.
Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” kaluan në finalen e madhe. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Vendet që kaluan në finale janë Shqipëria, Islanda, Polonia, Portugalia, Suedia, Ukraina, Estonia, Norvegjia, San Marino dhe Holanda.
Mbrëmjen e djeshme, Orgesa Zaimi ka postuar videon e performancës së Shkodrës Elektronike ku ka shkruar:
Forca Shkodra Elektronike fitues… Shndrit!
Ndërkohë në një postim ditën e sotme ka shkruar:
Mirëmëngjes vetëm Shkodra Elektronike…
Dyshja përfaqësuese e vendit tonë këtë vit ka marrë një vëmendje të madhe dhe duket se kënga është pëlqyer tej mase. Një thirrje për fansat bëri edhe Rona Nishliu me një publikim në Instagram ku shkruante:
Hajde të gjithë votoni Shkodra Elektronike dhe bëji ata të ‘shnrit, shnrit, shnrit’.