Bota

Misteri i zhdukjes së avionit “MH370” 4 vite më parë, publikohet raporti hetimor

4 vjet nga zhdukja e avionit të “Malaysian Airlines” MH370, autoritetet malajziane thonë se nuk kanë mundur të përcaktojnë shkakun. Duke publikuar raportin e hetimit disa vjeçar, hetuesit thonë se ka mungesë provash të qarta për fatin e avionit, pasi ende nuk është lokalizuar asnjë mbetje e tij. Avioni i “Malaysian Airlines” u zhduk në 2014 me 239 persona në bord ndërsa po fluturonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit.