Health & Beauty

Mjekja injektoi botoks vetëm një anë të ballit/Zbuloni se çfarë ndodhi!

Një mjeke estetike nga Kalifornia ka provuar në mënyrë të pazakontë efektet e botoksit duke injektuar këtë substancë vetëm në një anë të ballit të saj, në një eksperiment që synon të tregojë ndryshimet që krijohen në fytyrë pas aplikimit të botoksite. Dr.Bita Farrell, e cila më parë ka treguar efektet e botoksit kur është aplikuar në njërën anë të fytyrës, kësaj here shkoi edhe më tej dhe publikoi një video ku shpjegon ndryshimet që ka vënë re pas injektimit të botoksite vetëm në një pjesë të ballit.

“E këtë anë e trajtova, ndërsa këtë tjetër jo”, tha ajo në fillim të videos, duke treguar ndryshimin vizual mes anës së trajtuar dhe asaj jo të trajtuar. Në anën ku është aplikuar botoksi, rezultati ishte i dukshëm, qepallat duken pak më të ngritura dhe lëkura më e tendosur, duke krijuar një efekt të dukshëm të ndryshimit në pozicionin e qerpikëve. Mjekja shpjegon se botoksi ka potencial “transformues” dhe se injektimet duhet t’i bëjnë vetëm specialistë të kualifikuar, pasi në të kundërt mund të ketë pasoja të padëshiruara.

Deri para disa vitesh, mbushja e buzëve konsiderohej si tabu. Në ditët e sotme, nëse nuk keni bërë vetë botox ose mbushës buzësh, me siguri njihni dikë që e ka bërë. Por ju duhet të mendoheni dy herë për marrjen e këtyre injeksioneve, ka paralajmëruar një infermiere estetike. Sidomos nëse jeni nën 30 vjeç. Louise Walsh, 42 vjeçe, nga Londra jugperëndimore, një infermiere e regjistruar e specializuar në dermatologji dhe estetikë, tha se ajo ka një qëllim që të mos trajtojë kurrë klientët më të rinj se 30 vjeç. Louise, e cila ka 14 vjet përvojë tha për Mail se ndihej keq duke injektuar vajza të reja kur filloi për herë të parë.