Gossip

Modric zbulon prapaskenën tronditëse te Real Madridi? Mourinho bëri Ronaldon të qante në dhomën e zhveshjes?

Një histori e fortë dhe pak e njohur nga brendësia e Real Madridit është zbuluar së fundmi nga Luka Modric, duke hedhur dritë mbi metodat e ashpra, por të drejta të Jose Mourinhos, edhe ndaj yjeve më të mëdhenj të botës.

Në një intervistë për Corriere della Sera, mesfushori kroat tregoi se trajneri portugez nuk bënte kompromis me askënd, madje as me Cristiano Ronaldon.

Sipas Modric, Mourinho e kishte qortuar aq ashpër portugezin në dhomën e zhveshjes, sa e kishte bërë të shpërthente në lot, vetëm sepse nuk kishte ndjekur një kundërshtar në fazën mbrojtëse.

E pashë me sytë e mi. Ai e bëri Cristiano Ronaldon të qante. Cristiano jep gjithmonë gjithçka në fushë, por atë ditë nuk ndoqi mbrojtësin kundërshtar dhe Mourinho nuk e fali

-rrëfeu Modric.

Kroati theksoi se forca e Mourinhos qëndronte pikërisht te barazia në trajtim. Për të, emri, fama apo përvoja nuk kishin rëndësi.

Ai i trajtonte Sergio Ramosin dhe një lojtar të ri njësoj. Nëse kishte diçka për të thënë, e thoshte hapur. Është i ashpër, por shumë i ndershëm

-u shpreh ai, duke e krahasuar portugezin edhe me Max Allegrin për drejtpërdrejtësinë e tij.

Pavarësisht këtij karakteri të fortë, Modric nuk e fshehu respektin e madh që ka për Mourinhon, duke e cilësuar si njeriun që i ndryshoi karrierën.

Pa Mourinhon, nuk do të kisha shkuar kurrë në Real Madrid. Më vjen keq që punuam bashkë vetëm një sezon. Për mua, José është i veçantë, si trajner dhe si njeri

-tha ai.

Në intervistë, Modric foli edhe për Carlo Ancelottin, të cilin e quajti “numër një”, jo vetëm për sukseset sportive, por edhe për anën njerëzore.

Ai kujtoi momentet kur Ancelotti e ftonte për darkë dhe bisedonin gjatë për jetën dhe familjen, përtej futbollit.

Sa i përket debatit të përhershëm Messi–Ronaldo, Modric pranoi se nuk i pëlqen të përfshihet, por nuk e fshehu afrimitetin me ish-shokun e skuadrës.

Cristiano nuk është vetëm një futbollist i jashtëzakonshëm, por edhe një njeri me zemër të madhe, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë të tjerët

-përfundoi ai.