“2019-ta do të jetë vit intensiv për përgatitjen drejt hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë”. Kjo u theksua nga Federica Mogherini, në të fundit fjalim në Parlamentin Europian, para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. “Më lejoni të jem e qartë: Mundësia duhet të kapet tani!”, – u shpreh Kryediplomatja Europiane. Për Mogherinin, “Ky nuk përbën lëshim nga ana e BE-së, por është në interesin e qytetarëve europianë”.