Celebrities Film & Tv Gossip

Moment i sikletshëm për partneren e Brad Pitt/Puthja që nuk ndodhi në tapetin e kuq, por që pushtoi rrjetin!

Brad Pitt dhe Inés de Ramón bënë paraqitjen e tyre për herë të parë së bashku në tapetin e kuq gjatë premierës së filmit të ri të aktorit për Formula 1, të mbajtur në zemër të Times Square në New York. Të dy dukeshin mjaft bukur dhe të sinkronizuar, por një moment i shkurtër i kapur nga kamerat shkaktoi një valë reagimesh në rrjet. Pitt u përkul drejt partneres së tij si për ta puthur, por u ndal pak para se të prekte buzët e saj, duke krijuar një çast të sikletshëm që u bë menjëherë viral.

Edhe pse momenti zgjati vetëm pak sekonda, ai mori mijëra komente në internet. Disa e interpretuan si një moment ku Brad Pitt nuk e kishte mendjen, ndërsa të tjerë e panë si shenjë pasigurie ose ngurrimi. Inés reagoi me një buzëqeshje dhe e qetë qëndroi e përmbajtur ndërsa Brad u tërhoq. Nuk pati puthje, por pati shumë spekulime.

Vetëm disa ditë më parë, çifti ishte parë me Bradley Cooper dhe Gigi Hadid në një restorant ekskluziv me yll Michelin. Që prej asaj nate, thashethemet për seriozitetin e lidhjes së tyre janë shtuar ndjeshëm. Disa media kishin pretenduar më parë se romanca ishte një taktikë publicitare për promovimin e filmit, por natyrshmëria me të cilën Brad shfaqet përkrah Inés vërtetoi të kundërtën.

Lidhja e tyre u vu për herë të parë në qendër të vëmendjes në vitin 2022, kur u panë së bashku në një koncert. Më vonë, gjatë festës së ditëlindjes së 59-të të aktorit, afërsia e tyre u bë edhe më e dukshme. Inés, e cila ka qenë më parë e martuar me aktorin Paul Wesley, i njohur për rolin e tij në serialin “The Vampire Diaries”, duket se ka hyrë në këtë kapitull të ri romantik me qetësi dhe larg dramës.

Pavarësisht famës së tyre, të dy kanë zgjedhur të mbajnë marrëdhënien e tyre larg syrit të publikut. Ata janë shfaqur së bashku vetëm në raste të veçanta, si në Festivalin e Filmit në Venecia dhe tani në këtë event të rëndësishëm në New York. Inés de Ramón është gjithashtu një emër i njohur në botën e bizhuterive luksoze, duke shërbyer si zv. presidente e markës Anita Ko Jewellery, e cila bashkëpunon me figura të njohura si Michelle Obama, Hailey Bieber dhe Ana de Armas.