Gossip Showbiz

Momente emocionale në “Big Brother”: Rozana shpërthen në lot pak para finales! Pse?

Shtëpia e Big Brother VIP Albania u mbush me emocione të forta, vetëm një ditë para finales së madhe të këtij sezoni.

Teksa po thante flokët, Rozana u kaplua nga emocionet dhe nuk i mbajti dot lotët. E prekur nga afrimi i fundit të këtij rrugëtimi, ajo shpërtheu në të qara.

Në atë moment, në dhomë hyri Egli, e cila e vuri re menjëherë dhe iu afrua për ta ngushëlluar. Egli e pyeti:

Çfarë ke?

Ndërsa Rozana iu përgjigj:

Më vjen keq që po mbaron

Egli u përpoq ta qetësonte me fjalë të ngrohta:

Kur kemi hyrë, e dinim që do të vinte një ditë dhe fundi

Të shtunën mbahet finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 4, ku do të shpallet fituesi i çmimit të madh prej 100 mijë eurosh. Finalistët e këtij edicioni janë Rozana Radi, Egli Tako, Laert Vasili dhe Gjesti, të cilët kanë kaluar javë të tëra mes sfidave, emocioneve dhe përjetimeve të paharrueshme.

Kush do të triumfojë në natën finale? Mbetet për t’u zbuluar.