E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Anisa Peti, e cila është e njohur në rrjete sociale për recetat e çuditshme të bëra me kafe. Ajo ka zbuluar më shumë fakte lidhur mbi kafen që jo çdokush i di…
Çfarë këshille mund të japësh për njerëzit që konsumojnë kafe?
Mos e përdorni kafen si zëvendësues të mëngjesit. Ka persona që mund të humbasin peshë dhe pijnë shumë kafe gjatë ditës dhe mendojnë se i ka bërë kafja që të humbasin peshë. Ka persona që mund t’i hedhin edhe pak më tepër ujë, mund të pijnë kafe turke, kafe filter, por ajo të mban dhe pak të ngopur. Ti e shtyn duke pirë edhe një kafe tjetër, edhe një tjetër dhe nuk han, por këtë rënie nga pesha nuk ta ka bërë kafja, ta ka bërë fakti që nuk han. Prandaj mos e përdorni si zëvendësues.
Kafja me stomakun bosh a është e dëmshme?
Nuk e sugjeroj, pasi mund të të acarojë acidin e stomakut, por që është me persona. Unë e pij edhe vetë esëll dhe nuk më bën asgjë. Por nuk e sugjeroj. Unë sugjeroj që të hash diçka dhe pastaj të pish kafen.