Dmitry Medvedev, zv. sekretar aktual i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainës me raketat amerikane “Tomahawk “mund të përfundojë keq për të gjithë dhe para së gjithash për vetë Trumpin.” Ky koment erdhi pasi Donald Trump, ka folur për herë të dytë brenda 48 orëve me Zelenskyn, duke rritur mundësinë e dërgimit të raketave lundruese me rreze veprimi prej 2,500 km në Kiev, në rast se “lufta nuk zgjidhet”.
“Është thënë njëqind herë, se dallimi i aftësive bërthamore të Tomahawk-ëve nga aftësitë e tyre tradicionale në fluturim është i pamundur”, deklaroi Medvedev.
Së fundmi ai ka thënë se lëshimet nuk do të kryheshin nga ushtria ukrainase por nga vetë SHBA.
Disa muaj më parë, ish-presidenti rus, Medvedev tha se Perëndimi po zhvillon një luftë në shkallë të plotë kundër Rusisë, kështu që nëse është e nevojshme, Moska duhet të përgjigjet plotësisht dhe të nisë sulme parandaluese.
“Ne duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat. Të përgjigjemi plotësisht. Dhe, nëse është e nevojshme, të nisim sulme parandaluese”, tha Medvedev.
Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të fuqishëm të Sigurisë së Rusisë, i hodhi poshtë si të pakuptimta deklaratat e zyrtarëve perëndimorë se Rusia mund të sulmojë Evropën.
“Më lejoni t’ju kujtoj se presidenti ynë ka deklaruar qartë se Rusia nuk ka ndërmend të luftojë NATO-n ose të sulmojë Evropën”, tha ai.