Gossip Live From Tirana

Mosreagimi i Laertit dhe Rozanës pas shuplakës në BBV, Arsida: “E kanë mendjen shumë të ftohtë, e dinë shumë mirë…”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Arsida Çerpja. Ajo ka folur më shumë për ndodhitë e fundit në shtëpi, si dhe si i shikon ajo finalistët

Pas veprimit të Jozit, reagimi i Laertit dhe Rozanës është komentuar shumë në rrjet. Si e ke parë ti?

Unë hyra dhe pashë gjithë videon, sepse u bëra kurioze për të kuptuar dinamikën. Gjesti ishte i fundit në radhë nga banorët që po dilnin dhe po nxitonte e po thoshte që ‘do iki t’i hap derën’. Dhe Rozana që i thotë mos ia hap derën, sepse gjithsesi është gjest përulës. Besoj që Rozana duke kuptuar dhe temperamentin e Jozit, mund ta priste diêka të tillë. Ai kaloi Rozanën, kaloi Laertin, edhe Laerti i tha mos e bëj, kaloi dhe Gertën dhe tha mos e bëj dhe ai vazhdoi dhe e bëri si gjë. Në momentin që e panë që ndodhi, m’u duk si ai reagimi që thonë ‘e kërkove, këtë prit’. Ishin të ndaluar, të prisnin çfarë do të ndodhë. Mund të ketë qenë dhe çështje strategjie, që të kenë thënë ishalla po i kthehehet dhe ky të zihen e ta heqim edh Gjestin, të mos rrezikojnë çmimin. E çuditshme ishte, sepse nuk lëvizën fare. Edhe Rozana i mbylli derën dhe po priste se çfarë do të ndodhë, si teleshikuese. Rozana dhe Laerti e kanë mendjen shumë të ftohtë, e dinë shumë mirë se për çfarë janë aty, kështu që nuk do ta eliminoja si opsion.