Aktualitet

Mot me diell, temperatura deri në 21 gradë në vend!

Vendi ynë sot ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke shënuar një përmirësim në krahasim me kushtet atmosferike të ditës së djeshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se moti vijon i kthjellët në të gjithë territorin, me vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje, kryesisht nga orët e mesditës deri në të pasdites.

Era fryn me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s, ndërsa në detet Adriatik dhe Jon, valëzimi është i forcës 1 ballë. Sa iu përket temperaturave, variojnë në vlerat 3-21 gradë Celsius.