Qyteti i Pogradecit dhe zonat përreth u përfshinë pasditen e sotme nga reshjet e shiut të shoqëruara edhe me breshër. Si pasojë, breshëri ka shkaktuar dëme në prodhimet bujqësore. Dëme të shumta në bujqësi janë shkaktaur në fshatin Velçan të njësisë administrative Proptisht. Dëmet kryesisht konsistojnë në pemët frutore si mollë, rrush, etj.