Mesa duket telashet për familjen Kardashian-Jenner nuk paskan fund! Vetëm para pak ditësh supermodelja e njohur Kendall Jenner u kërcënua me jetë nga një 24-vjeçar. Dhe nëse të gjithë menduan se kjo u mbyll me kaq, drama vazhdoi përsëri. Një tjetër burrë tentoi të notonte i zhveshur në pishinës e shtëpisë së saj.
Pas këtyre ndodhive, Kendall vendosi të merrte një vendim dhe të largohej nga shtëpia për tu zhvendosur në një tjetër vend. Por, së fundmi bëhet e ditur se përndjekësi 24-vjeçar, i njohur me emrin, Malik Bowker paska bërë të njëjtën gjë edhe me motrën e Kendall-it, miliarderen 23-vjeçare, Kylie Jenner.
Sipas letrave të urdhërit të ndalimit, personi në fjalë ka tentuar të futet edhe në ambientin privat të Kylie Jenner, por sigurisht është ndaluar nga rojet e sigurimit. Çfarë po ndodh me motrat Jenner?
Para pak kohësh Kendall ka bërë publike romancën e saj më të re. Ylli i familjes Kardashian është në një lidhje me basketbollistin Devin Booker. Kendall ka njoftuar pak ditë më parë lançimin e një marke tekila, dhe kjo duket se nuk është pritur fare mirë nga ndjekësit e saj. Ky projekt i ka kushtuar 3 vite e gjysmë nga koha e saj bukuroshes për markën e saj të quajtur “818”.
Rikujtojmë, se një ndodhi aspak e zakontë ka ndodhur edhe në shtëpinë e reperit të njohur, Drake. Një grua e pajisur me thikë ka tentuar për të hyrë në shtëpinë e tij dhe ka goditur me një shufër metalike rojen e sigurisë.