Showbiz

Motrat Kardashian me ndjekës të rremë në Instagram

Ato janë personazhet më të ndjekur në rrjetin social Instagram ku promovojnë bizneset e tyre si edhe jetën personale siç bëjnë edhe në “Keeping up with the Kardashians”.

Kylie Jenner dhe Kim Kardashian thuhet se janë në një garë të ashpër me njëra-tjetrën se cila ka më shumë ndjekës në këtë rrjet social.

Më e vogla, Kylie duket se sapo ja ka kaluar motrës së saj Kim me 156 milionë ndjekës ndërkohë që kjo e fundit figuron 155 milionë dhe qartazi janë fare pranë njëra-tjetrës.

Kim ka qenë gjithmonë ikona e modës dhe një ndër influencueset më të njohura në botë por fama e Kylie ka lënë në hije motrën e saj ndërkohë që është shpallur edhe sipërmarrësja më e re e më e pasur e vitit.

Mirëpo, sipas një studimi të Institutit të Performancës Muzikore Bashkëkohore u bë e ditur se 44% e ndjekësve të Kim ishin fallco. Po ashtu edhe Kylie Jenner nuk mbetej pas, me 31% ndjekës fallco.

Mbretëresha e Instagramit vazhdon të mbetet Ariana Grande me 170 milionë ndjekës.